Jeta në Zvicër
Cilat profesione në Zvicër janë më të paguara?
Ndërsa pagat e Zvicrës mund të duken të larta për njerëzit jashtë vendit, është e rëndësishme të mbani mend se Zvicra gjithashtu ka një kosto shumë të lartë jetese. Për shembull, njerëzit shpenzojnë rreth një të tretën e të ardhurave të tyre vetëm me qira
Statistikat e publikuara tregojnë pagat në Zvicër, që nga shoferi i taksisë, e deri tek diplomati, shkruan “swissinfo.ch”.
Ashtu si kudo në botë, pagat në Zvicër dallojnë në varësi të faktorëve, si arsimimi, gjinia, përvoja apo vendndodhja, përcjell albinfo.ch.
Sipas statistikave shefi i misionit në Departamentin Federal Zviceran të Punëve të Jashtme ka një pagë 13,555 franga në muaj, apo në vendin e parë sa i përket pagave më të larta.
Në vendin e dytë është zyrtar i trajnimit të ushtrisë, që ka pasur edhe rritjen më të madhe, derisa tani paguhet 8,192 franga në muaj.
Në vendin e tretë është mësues i shkollës fillore, që ka pasur një rritje të madhe, dhe tani mësuesit paguhen 6,981 franga në muaj, edhe pse varet nga kantoni.
Gazetarët (në vendin e katërt) fitojnë mesatarisht rreth 6440 franga në muaj pas përvojës 3-vjeçare.
Në vendin e pestë është mami. Ato përfitojnë rreth 6,189 CHF në muaj.
Muratori është në vendin e gjashtë, sa i përket pagesës. Punëtorët e ndërtimit është thënë se paguhen pak, por kjo nuk është e vërtetë. Nëse kanë përvojë pune katër vjet, atëherë marrin 5.553 franga në muaj.
Gjithashtu edhe mësues i fëmijëve paguhet mjaft mirë, dhe në vitet e fundit ka pasur mjaft rritje të pagës. Në kantonin e Cyrihut paguhen 4.977 franga.
Zdrukthëtar është një profesion ku paga ka shkuar duke u zvogëluar, por tani paguhet 4.435 franga në muaj. Është në vendin e tetë.
I nënti është Bibliotekari me 4 mijë franga në muaj. I fundit është shofer taksie me 3200 franga në muaj, ku ka pasur rënie të madhe në vitet e fundit.
Ndërsa pagat e Zvicrës mund të duken të larta për njerëzit jashtë vendit, është e rëndësishme të mbani mend se Zvicra gjithashtu ka një kosto shumë të lartë jetese. Për shembull, njerëzit shpenzojnë rreth një të tretën e të ardhurave të tyre vetëm me qira.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














