Sport
“Pa Shaqirin dhe Xhakën, Zvicra nuk kishte asnjë shans”
Mungesa e dy lojtarëve aktualisht më të mirë që ka Zvicra, ka lënë pasojat: olimpikët e Zvicrës u eliminuan shpejtë nga garat
Dështimi i rëndë i futbollistëve të Zvicrës në olimpiadën e Londrës ka ngjallur debat në mesin e futbolldashësve dhe ekspertëve. Në një artikull të botuar në gazetën “Berner Zeitung”, e gjithë barra e për dështim u ngarkohet talentëve të mëdhenj të futbollit, shqiptarëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Siç dihet, të dy lojtarët e popullarizuar vetëm pak kohë para grumbullimit të ekipit olimpik ishin angazhuar në klubet Bajern dhe Borusia Mönchengladbach të bundesligës gjermane. Këto të fundit nuk kishin lejuar që lojtarët e blerë shtrenjtë të mungonin në fazën e parë të stërvitjeve.Por, mungesa e dy lojtarëve aktualisht më të mirë që ka Zvicra, ka lënë pasojat: olimpikët e Zvicrës humbën dy ndeshje dhe mezi e barazuan një, duke u eliminuar shpejtë nga garat. Sa i përket kësaj mungese, ka nga ekspertët që flasin për “Berner Zeitung” të cilët thonë se kombëtarja nuk është dashur të dorëzohej aq lehtë, gjegjësisht të bënte më tepër presion për angazhimin e dy shqiptarëve në skuadër. Por të tjerët e arsyetojnë mos angazhimin e Xhakës dhe Shaqirit. Eksperti dhe ish futbollisti Marco Schällibaum thotë se “Me Xhakën dhe Shaqirin, kanë munguar dy futbollistët më të mirë. Jam i sigurt se ata do të merrnin rolin e liderit të skuadrës sikur të ishin pjesë e saj. Koreja e Jugut dhe Meksika kishin angazhuar skuadra shumë të forta kështu që pa Xhakën dhe Shaqirin, Zvicra në fakt nuk kishte asnjë shans. Kjo, thjesht, duhet të thuhet kështu”.Edhe shefi sportiv i FC Luzernit, Heinz Hermann dhe ish lojtar i kombëtares së Zvicrës shprehet ngjashëm: “Pa Shaqirin dhe Xhakën, Zvicra kishte dy mungesa të vajtueshme”. Por ai ka mirëkuptim për dy lojtarët dhe për skuadrat e tyre të reja, pasi që ata duhej të ishin të pranishëm në fillimin e stërvitjeve. Ndërsa ish lojtari i kombëtares, Wehrli tregohet më i ashpër. Sipas tij, federata zvicerane e futbollit është treguar së tepërmi e butë ndaj rezistencës që klubet e Xhakës dhe Shaqirit kishin bërë kundër angazhimit të tyre në skuadrën olimpike të Zvicrës. Dhe, sikur të mos mjaftonin këto mungesa të rënda, olimpikët e Zvicrës u desh të përballeshin edhe me një skandal. Futbollisti i kësaj skuadre, Morganella kishte publikuar në tweetter një thënie me përmbajtje raciste. Kjo i kushtoi atij me përjashtim automatik nga garat ndërsa skuadrës zvicerane, me një njollë të madhe në imazhin e saj.
E-Diaspora
-
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri Me “BMW” të vjedhur në Gjermani dhe armë në makinë, arrestohen dy persona nga Prishtinë... -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe -
Gjermani
Sopranoja Marigona Qerkezi shkëlqen në “AIDS Gala” në Oper am Rhein në Düsseldorf -
René Redzepi largohet nga Noma pas akuzave për abuzim në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?














