Kosova
Dhurata Hoxha tregon kur kosovarët mund të lëvizin pa viza
Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, ka komentuar analizën e organizatës Freedom House mbi problemet e vërejtura në Kosovë gjatë vitit të fundit, por edhe lidhur me ambiciet dhe sfidat e Kosovës.
Ajo tha se qeveria e Kosovës ka miratuar së fundi 11 ligje, që janë të lidhura me luftën kundër korrupsionit. “Shpresojmë që këto ligje të plotësojnë zbrazëtirat dhe do të na ndihmojnë të jemi më efikas e të ketë llogaridhënie më të madhe”, tha ministrja Hoxha, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Ajo tha se ka shpresa që brenda vitit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirisht në vendet e BE-së, sikurse fqinjët e tyre dhe se më 17 prill presin raportin e vlerësimit të kritereve që i janë vendosur Kosovës për të përparuar në integrimet evropiane, përcjell albinfo.ch.
E pyetur lidhur me incidentin e kohëve të fundit të dëbimit të 6 shtetasve turq në Ankara, ajo tha se ka filluar një hetim që pritet të përfundojë shumë shpejt.
“Nga ky hetim do të kemi një raport shumë transparent, me të cilin do të njihet jo vetëm populli i Kosovës, por edhe partnerët ndërkombëtarë”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















