Sport
“Vullkani” shqiptar në Zvicër
Talenti më i madh i boksit profesionist në Zvicër, shqiptari Faton Vukshinaj, fitoi ndeshjen e gjashtë radhazi në Grand Casino të Bazelit, duke u konfirmuar si një boksier mjaft premtues
Në Zvicër ka shumë kampionë shqiptarë të boksit. Nuk është vetëm Nuri Seferi, Arnold Gjergjaj dhe Xhavit Bajrami. Tani po lind edhe një yll i ri.
Talenti më i madh i boksit profesionist në Zvicër, shqiptari Faton Vukshinaj, fitoi ndeshjen e gjashtë radhazi në Grand Casino të Bazelit, duke u konfirmuar si një boksier mjaft premtues, shkruajnë mediat shqiptare.
“Vullkani” (nofka e boksierit shqiptar) triumfoi në ring ndaj një kundërshtari me shumë përvojë, sikurse është Nodar Robakidze (51 duele si boksier profesionist), dhe arriti ta mposhtte bindshëm me pikë në një duel me tetë raunde, përcjell albinfo.ch.
Kundërshtari nga Gjeorgjia, Nodar Robakidze, ishte shumë i kujdesshëm dhe nuk ofronte hapësira për godite, por Vukshinaj megjithatë ishte dominues në çdo raund dhe e ngriti intensitetin e dyluftimit nga njëri raund në tjetrin, duke e fituar kështu secilin nga 8 raundet, gjë që në fund e vulosën edhe 3 gjyqtarët zyrtarë, duke i dhënë fitoren e merituar boksierit me prejardhje nga Prizreni, i cili ka i lindur dhe jeton në Bazel të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












