Gjenevë: Rebelohen 40 të burgosur
Në burgun “Champ-Dollon” 40 të burgosur kanë refuzuar t’iu kthehen qelive. Intervenon policia dhe burgu iu është rikthyer normalitetit
Policisë së Gjenevës iu është dashur të intervenojë me forcë të shtunën mbrëma, për t’i qetësuar 40 të burgosur të cilët refuzonin të ktheheshin në qelitë e tyre, raporton e përditshmja “20 Minutes”.
Rebelimi i të burgosurve ka ardhur, siç thuhet, pas darkës së përbashkët të njësisë së burgut të “Champ-Dollon” në Gjenevë. Dyzetë të burgosurit, siç thuhet në një komunikatë të Kancelarisë së Shtetit kanë refuzuar t’iu kthehen qelive, për shkak të sanksionimit të dy të burgosurve.
Të dënuarit në fjalë kanë qenë të fajësuar për një sulm ndaj njërit të burgosurve, i cili pastaj është dashur t’iu nënshtrohet organeve mjekësore, thuhet në njoftim.
Pas bisedave të kota, të rebeluarve iu është dhënë edhe një ultimatum, por ka rezultuar pa efekt. Duke qenë e mobilizuar në numër, policia ka intervenuar në ora 20.30 dhe me ndihmën e personelit të burgut, të rebeluarit jkanë rikthyer nëpër qeli.
Komunikata në fjalë precizon se nuk ka pasur të lënduar dhe se burgu iu është rikthyer normalitetit.
E-Diaspora
-
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës Në kontekstin kulturor bashkëkohor, përdorimi i shprehjes së përgjithshme “festat e fundvitit” është bërë një formulë... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge
Jeta në Zvicër
-
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? Meqenëse të dyja këto ditë janë festa zyrtare në Zvicër, shumica e dyqaneve dhe bizneseve të... -
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve -
Cilat çështje ishin më të rëndësishme për të huajt në Zvicër në vitin 2025? -
Bashkitë nuk janë efikase në verifikimin e dokumenteve të identitetit të huaj -
Zvicra përballet me ngadalësim ekonomik në 2026










