Kosova
Detaje rreth vdekjes së aktorit Art Kurti
Mëngjesin e së martës është gjetur i vdekur aktori Art Kurti, në një makinë në rrugën Goden-Gjakovë.
Në familjen e aktorit nuk deshën të flasin për vdekjen e tij, trupi i të cilit u gjet në një veturë, të cilën e kishte huazuar nga shoku i tij me inicialet B.A. Ata thanë jashtë kamerave se nuk i dinë rrethanat e vërteta që i morën jetën Artit.
Megjithatë zyrtarja për informim e policisë nga rajoni i Gjakovës, Lirie Podrimaj, përmes telefonit i tha “Klan Kosovës” se trupi i pajetë i viktimës u gjet në orën 7:50 në rrugën Gjakovë -Goden.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri dhe një plumb i shkrepur, përcjell albinfo.ch.
Trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi, ndërkohë që sipas Podrimës, policia dhe prokuroria kanë marrë të gjitha masat për ta ndriçuar rastin.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahu-t”, në magjistralen Gjakovë-Prizren.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













