Jeta në Zvicër
Të shtëna armësh në Payerne, vritet një person?!
Mbrëmjen e së mërkurës, në Payerne të Zvicrës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Dëshmitarët e ngjarjes thonë se është vrarë një person
Në Payerne të Kantonit Vaud, mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 18.30, janë dëgjuar të shtëna armësh, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhor në rrugën “Rue de la Gare”, në një godinë banimi. Hapësira është bllokuar nga policia.
Për momentin, policia nuk ka dhënë informata nëse ndokush është plagosur apo është vrarë. Sipas «20minutes» dyshohet se janë shtënë midis 20 e 30 plumba, me ç’rast një person është vrarë. Një fqinj ka pohuar se gjithkah nëpër shkallë ka pasur gëzhoja plumbash.
Pas kësaj ngjarje, disa dëshmitarë e kanë parë një grua në ballkon duke qarë. Bëhet fjalë për një dramë familjare. Ekipet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po punohet për ndriçimin e plotë të rastit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël Sipas Travailsuisse, në shumë raste, rritjet kanë mbetur në 0.2 deri në 0.5 për qind... -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare










