E-Diaspora
Klaudio Ndoja, nga shpëtimi i plumbave, deri tek një ylli i basketbollit në Itali
Në Vlorë, familjen e tij e arrestuan dhe u kërkonin para për t’i liruar, më pas skafistët paguan për ta për t’u nisur drejt Italisë në një udhëtim të frikshëm mes trafikantësh, për t’i lënë në brigjet e Barit
Quhet Klaudio Ndoja, është kampion i Italisë në basketboll me Virtus Bolonjën ku është dhe kapiteni i skuadrës.
Në Itali ka shkruar një libër, “Vdekja është e sigurt, jeta jo”, ka takuar madje dhe Papën, por asnjëherë nuk harron origjinën e tij, Shkodrën ku ka lindur, dhe peripecitë e një jete për film, siç e titullon intervistën me të “Gazzetta Dello Sport” që i dedikon dy faqe shqiptarit që iku në Itali si klandestin me një gomone mes plumbave të 97-ës, shkruan “Supersport”.
Ndoja shkoi në Itali kur ishte 13- vjeç, kishte lindur atëkohë dashuria për basketbollin por siç rrëfen nuk e imagjinonte se një ditë ky do të ishte profesioni i tij, në Shqipëri shkollat ishin mbyllur, dhe një plumb qorr që plagosi motrën e tij më të vogël, i mbushi mendjen të atit që bashkë me familjen të nisej me skaf drejt Italisë, një vendim aspak i lehtë, përcjell albinfo.ch.
Në Vlorë, familjen e tij e arrestuan dhe u kërkonin para për t’i liruar, më pas skafistët paguan për ta për t’u nisur drejt Italisë në një udhëtim të frikshëm mes trafikantësh, për t’i lënë në brigjet e Barit.
Një fillim i vështirë sa më s’ka në Itali, jetë prej klandestinësh derisa një prift i ofroi adoleshentit Ndoja shansin për të luajtur basketboll me skuadrën e kishës duke e ndihmuar për të nisur procesin e legalizimit të letrave, një faktor tejet i rëndësishëm më pas për karrierën e Ndojës.
Te Desio skuadra e tij e parë në 2001, fitoi dokumentet italiane, që atëherë suksese, dy ngjitje në Serie A me Brindisin dhe Virtus Bolonjën, tre kupa të Italisë dhe titulli kampion si kapiten.
Suksesi nuk ja ka marrë mendjen, në intervistën e tij rrëfen se si qëllimi i tij nuk ka qenë që të bëhet milioner, por t’i sigurojë familjes kushtet elementare, ka vuajtur racizmin dhe ka ditur të triumfojë dhe ndaj tij, falë një jete plot vështirësi është gjithmonë në anën e më të dobëtave, edhe kur bëhet fjalë për idhujt në basketboll, një leksion jete nga ato për filma nga Klaudio Ndoja, një shqiptar që të bën krenar me shembullin e tij.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











