Kosova
760 milionë euro të ardhura nga diaspora
Rritja e remitencave, sipas BQK-së, mund t’i atribuohet, deri në një masë, rritjes së aktivitetit ekonomik në Eurozonë dhe Zvicër, duke qenë se remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka bërë të ditur se remitencat e pranuara në Kosovë, gjatë vitit 2017 arritën vlerën prej 759.2 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 9.9 për qind.
Por problem për remitencat mbetet sepse ato përdoren në masë të madhe për konsum, e jo për investime.
“Të gjithë tremujorët e vitit 2017 janë karakterizuar me rritje të theksuar të remitencave, ndërkohë që vetëm në TM4 2017, remitencat e pranuara në Kosovë arritën në 205.2 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 19.0 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton “RTK live”.
Rritja e remitencave, sipas BQK-së, mund t’i atribuohet, deri në një masë, rritjes së aktivitetit ekonomik në Eurozonë dhe Zvicër, duke qenë se remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Remitancat që pranohen nga këto dy vende kanë një pjesëmarrje prej 38 përkatësisht 22.2 përqind në gjithsej remitencat.
Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.8 për qind e gjithsej të pranuara në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












