Maqedonia
Zaev: Jemi të gatshëm për BE
"Dolëm nga një krizë politike dhe u kthyem në rrugën që po ndjekin gjitha vendet e BE-së. Kemi dhënë maksimumin brenda këtyre 10 viteve”, u shpreh Zaev
“Pas një lajmi të mirë të Komisionit Evropian për rekomandim të pastër në këtë vizitë shohim edhe një inkurajim, por edhe përgjegjësi për Republikën e Maqedonisë. Dolëm nga një krizë politike dhe u kthyem në rrugën që po ndjekin gjitha vendet e BE-së. Kemi dhënë maksimumin brenda këtyre 10 viteve”.
Kështu është shprehur Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë, pas takimit me kreun e këshillit të Evropës, Donald Tusk.
Zaev përmendi edhe përfshirjen e opozitës në proceset reformuese, përcjell albinfo.ch.
“Me kthimin e opozitës në Kuvend u mundësua edhe realizimi i ligjeve reformuese, përfshi edhe ato që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe mediat. Reformat do të jenë më konkrete dhe më efikase. Me gjithën energjinë tonë hyjmë në aktivitete për të dëshmuar me argumente se jemi të gatshëm për tu bë pjesë e BE-së. Para nesh kemi përcaktim të qartë se asnjëherë s’kemi qenë më afër realizimit të këtij synimi”, tha Zaev, duke shtuar se Maqedonia mbetet e fokusuar në zgjidhjen e çështjes së emrit. Zgjidhja e këtij kontesti sipas tij do të hap dyert për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.
Nga ana tjetër kreu i këshillit të Evropës, Donald Tusk, ofroi mbështetjen e parezervë për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.
“Samiti jonë parasë gjithash duhet ta riafirmoj perspektivën evropiane në rajon. Duhet t’i përmirësoj marrëdhëniet në rajon, të gjithë duhet të pajtohemi bashkërisht për sfidat e sigurisë, siç është tregtia me njerëz, krimi i organizuar dhe migrantët”, tha Tusk.
“80 për qind e polakëve e mbështesin anëtarësimin në BE. Ju i keni të gjitha shanset që të arrini sukses. Më lejoni të përfundoj me atë që biseduam edhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira nder fqinjësorë, me këtë rast do të përmendi marrëveshjen me Bulgarinë, shpresoj se këtë do ta arrini edhe me Greqinë. Ne do t’ju mbështesim gjithnjë në këtë”, shtoi ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












