Kosova
Mediat japoneze raportojnë për të zhdukurit e Kosovës
Lufta la pas vetes 10 mijë të vrarë dhe përfundoi pas intervenimit të NATO-s në emër të mazhorancës shqiptare në rajon
Përmes luleve dhe lotëve, qytetarët e Kosovës i kanë përkujtuar 1.650 personat e zhdukur që nga lufta e viteve 1998/99.
Banorët janë tubuar të premten në Luginën e Pikëllimit në fshatin Meha, 90 kilometra në perëndim të Prishtinës, ku para 19 vitesh nga ushtarët dhe paramilitarët serbë u vranë 376 banorë shqiptarë.
Lufta la pas vetes 10 mijë të vrarë dhe përfundoi pas intervenimit të NATO-s në emër të mazhorancës shqiptare në rajon.
Familjarët e viktimave e shprehën zemërimin e tyre ndaj qeverive kosovare të pasluftës, të cilat aspak nuk u përkujdesën për t`i rinovuar varrezat, në të cilat së bashku pushojnë të krishterët dhe myslimanët, e vetmja varrezë në vend, shkruan e përditshmja japoneze në gjuhën angleze “Mainichi”, përcjell Albinfo.ch.
Blerim Maloku, babai i të cilit u vra gjatë luftës ka kërkuar nga autoritetet që “të mos na keqtrajtojnë më” dhe ta përmbushin premtimin e tyre për të renvouar varrezat.
Kryeministri Haradinaj shkoi në ceremoninë në fshati Meha, duke vendosur buqeta lulesh në disa varreza dhe duke premtuar se varrezat do të rinovohen.
Nga ana tjetër, kryetari Thaqi nuk ishte i pranishëm në ceremoni, por ka dhënë deklaratë.
“Autorët e krimeve, masakrave, deportimeve, zhdukjeve dhe formave të tjera të vrasjeve sistematike ndaj qytetarëve tanë duhet të dalin para drejtësisë”, ka pohuar kryetari.
Në vitin 2008, Kosova e shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, e cila ende nuk e ka pranuar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër















