E-Diaspora
Gjyshi i brengosur për mbesën që iu aksidentua me kamion
Vogëlushja katërvjeçare me prejardhje nga Kosova, e cila mbrëmjen e së mërkurës u aksidentua nga një kamion në Wohlen dhe me atë rast pësoi lëndime të rënda në kokë, sipas pohimeve të gjyshit të saj është operuar
Mbrëmjen e së mërkurës, një vogëlushe katërvjeçare me biçikletë, është aksidentuar me një kamion në Wohlen. Ajo pësoi lëndime të rënda në kokë dhe është dashur të dërgohet në spitalin e Cyrihut.
«Ajo është operuar në kokë», ka pohuar gjyshi i saj përmes Televizionit lokal “Tele M1” përcjell Albinfo.ch.
Natyrisht se gjyshi është tejet i shqetësuar për mbesën, por njëkohësisht është edhe optimist.
Mjekët i kanë thënë se operacioni ka shkuar si është më së miri. Tani, ai është duke shpresuar se vogëlushja sërish do të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sa i përket rrjedhës së aksidentit, vozitësi 56-vjeçar i kamionit nuk ka mundur të reagojë më, shpjegon gjyshi më tej. Por, vozitësi e ka ditur se në këtë lagje banojnë fëmijë, shkruan “Oltner Tagblatt”: «Vozitësi nuk ka mundur të bëjë asgjë për të parandaluar aksidentin, por do të ishte më mirë që këtu të vozitej më ngadalë».
Se si ka ardhur deri te aksidenti, mbetet ende e paqartë, ndërsa hetimet janë në rrjedhë e sipër.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












