Kosova
Në Prishtinë mbahet forumi i Biznesit Kosovë-Arabi Saudite
Është mbajtur në Prishtinë Forumi i Biznesit 2018, Kosovë-Arabi Saudite në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës dhe Odën Ekonomike të Kosovës ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të odave ekonomike të Arabisë Saudite dhe një numër i konsiderueshëm biznesmenësh të cilët shqyrtuan mundësinë e sjelljes së investimeve të huaja në Kosovë dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm e të bërit biznes në Kosovë, si dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Arabinë Saudite.
Pjesë e forumit ishin diskutimet rreth ligjit për Investime Strategjike dhe tema tjera në lidhje me zhvillimin ekonomik, përcjell albinfo.ch.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj falënderoi përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Arabisë për vizitën dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale në mes të dy vendeve duhet të vazhdojnë.
Hoxhaj shtoi që përpjekja e Qeverisë së Kosovës është hapja e ekonomisë së Kosovës ndaj botës, si vend që ka një stabilitet politik, makroekonomik dhe stabilitet fiskal.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ftoi të pranishmit që të prezantohen dhe të krijojnë ura të mundshme bashkëpunimi.
Khalid Abdulrahman AL Othman, kryetar i Saudi Mubadara Developmen co. falënderoi Qeverinë dhe popullin e Kosovës për mikpritje dhe shprehu dëshirën që ky takim të jetë një rast i mirë i bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Ai tregoi që Mbretëria e Arabisë Saudite është e interesuar të bashkëpunojë me vendet e rajonit dhe se Ballkanin Perëndimor e sheh si një investim të rëndësishëm strategji.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër















