Sport
Nora Gjakova, e katërta në renditjen botërore
Kampionia e Evropës, kategoria -57 kg, tani është e katërta në botë me 4110 pikë
Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në Instagram ka treguar suksesin e xhudistëve, ku shumica prej tyre kanë arritur që të ngrihen në pozita.
Nora Gjakova është ngritur për një pozitë në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.
Kampionia e Evropës, kategoria -57 kg, tani është e katërta në botë me 4110 pikë, shkruan albinfo.ch.
Nënkampionia e Evropës, kategoria -52 kg, Distria Krasniqi, ka mbetur në pozitën e katërt me 4454 pikë.
Në këtë kategori, Majlinda Kelmendi, ka rënë në pozitën 15, shkaku i mospjesëmarrjes në gara, pasi po rehabilitohet nga lëndimi.
Ngritje ka bërë edhe Loriana Kuka (-78 kg), e cila nga vendi 40, tani është e 33-ta në botë, me gjithsej 882 pikë.
Pozita e shtatë në evropianin e fundit, ka bërë që Akil Gjakova nga vendi 12 të kalojë në të 11-tin, me 2598 pikë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












