Kosova
418 mijë udhëtarë shfrytëzuan trafikun ajror në Kosovë për tre muaj
Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 418 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017) ka një rritje prej 16.92%
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për periudhën tremujore TM1 2018, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.
Në tremujorin e parë të vitit 2018 (TM1 2018), numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 17 mijë, ku krahasuar me tremujorin e kaluar, numri i udhëtarëve ishte zvogëluar për 65%, përcjell albinfo.ch.
Transporti i mallrave me tren në TM1 2018 ishte 76 mijë tonë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 36%.
Kurse, sa i përket numrit të fluturimeve, në TM1 2018 ishin 1 560 fluturime, ose 13.70% më shumë sesa në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017).
Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 418 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017) ka një rritje prej 16.92%.
Bazuar në kërkesën e Eurostat-it, duke filluar nga tremujori i dyte i këtij viti (TM2 2018), publikimi do të pësoje disa ndryshime, duke përfshire të dhëna edhe nga operatore të tjerë të telekomunikimit, në mënyrë që të mbulohen të gjitha shërbimet e telekomunikimit të ofruara në Kosovë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër















