Kosova
Vazhdon kërkimi për policët: Haradinaj, i nervozuar me thashethemet
Operacioni i kërkimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës e Policia po vazhdon për gjetjen e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc të shtunën në mbrëmje. Pjesëtarë të shumtë të njësive të kërkimit kanë vazhduar punën edhe në rrjedhën e lumit Lepenc, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa në ditën e pestë, pasi bëri disa kritika edhe zhytësi Ismajl Kasumi me ekipin e tij u është bashkuar kërkimeve. Por kryeministri Ramush Haradinaj në seancën plenare të Kuvendit ka thënë se e konsideron shqetësim zhdukjen e dy policëve të Kosovës, që dyshohet se kanë rënë në lumin Lepenc.
“Më së vështiri e kanë familjarët, të afërt dhe bashkëpunëtorët e tyre, e vërteta është që ka koordinim atje, dhe ka vullnet për çfarëdo përkrahje, qoftë të zhytësve, mirëpo ekziston edhe një praktikë, disa duke qëndruar në Prishtinë në kafene, po u japin këshilla atyre atje qysh ta bëjnë punën, i kemi dëgjuar disa kësi ekspertësh, nuk është në rregull ashtu”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai e ka quajtur shqetësuese edhe mungesën e sigurimeve për Policinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














