E-Diaspora
Komuna shqiptare dhe ajo franceze festojnë me krenari miqësinë prej dy dekadash
Miqësia e Komunës franceze Fraize dhe asaj shqiptare Fierzë, të cilat edhe janë binjakëzuar, ka shënuar përvjetorin e saj të 20. Gjatë këtyre dy dekadave, situata në Shqipëri ka ndryshuar, por lidhjet janë ende të forta
Në vitin 1992, një grup alpinistësh francezë kishin kërkuar strehim tek banorët e Komunës Fierzë, në veri të Shqipërisë, për t’u mbrojtur nga moti i ligë shkruan “Le Courrier de l’Albanie”, përcjell Albinfo.ch.
Ata u mirëpritën nga banorët e Fierzës, një emër rrënja e të cilit në gjuhën frënge përkthehet si “krenar”.
Nga kjo kohë, në mes dy komunave do të lindë një miqësi e vërtetë dhe binjakëzim i Fierzës me Fraize, një komunë në krahinën Vosges të Francës. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi reciprok nuk kanë ndaluar as sot e kësaj dite dhe paraqet një histori të bukur në marrëdhënie shqiptaro-franceze.
Një vend të posaçëm për këtë miqësi ka zënë edhe një artikull në gazetën franceze “Vosges Matin”, i ditës së mërkurë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














