Autotech
Lansohet kartëmonedha e parë Bitcoin
Tangem shpjegon se kartëmonedhat inteligjente bitcoin janë po aq të mbrojtura dhe të sigurta sa një kartëmonedhë normale
Prodhuesi i kartëmonedhave dixhitale Tangem njoftoi lansimin e kartëmonedhës bitcoin.
Me zyra qendrore në kriptoluginën Zug në Zvicër dhe Hong Kong, Tangem gjithashtu është prezent në Singapor, Kinë dhe Rusi.
Kompania thotë se do të hedhë në qarkullim 10,000 kartëmonedha të tilla për partnerët dhe distributorët në mbarë botën.
Tangem shpjegon se kartëmonedhat inteligjente bitcoin janë po aq të mbrojtura dhe të sigurta sa një kartëmonedhë normale, përcjell albinfo.ch.
Kompania reklamon thjeshtësinë e përdorimit me një të prekur të kartëmonedhës me një telefon me NFC.
Transferimi i pronësisë së kartëmonedhave është një proces anonim dhe i menjëhershëm.
Konkurrenti Opendime prej kohësh ka ofruar një produkt fizik që i shërben një qëllimi të njëjti por i cili kishte formën e një USB-je, shkruan “PCWorld.al”.
Hardueri i Tangem është i bazuar në çipin S3D350A të Samsung. Sipas kompanisë ky është produkti i parë për tregun i cili përmbush standardet e sigurisë EMVCo dhe EAL6+.
Si çdo produkt tjetër në botën e kriptomonedhave, fitimi i besueshmërisë së përdoruesve janë auditet e sigurisë dhe publikimi i kodit burimor.
Aktualisht Tangem ka publikuar kodin e aplikacioneve iOS dhe Android në GitHub.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












