Jeta në Zvicër
Shkatërrohet grupi i trafikantëve, në mesin e tyre edhe një shqiptar
Bëhet fjalë për gjashtë nigerianë, pesë prej të cilëve me vendbanim në Zvicër, dy rumunëve me vendbanim në Holandë, dy polakëve gjithashtu me vendbanim në Holandë, dy shtetasve gjermanë dhe një shqiptari me vendbanim në Zvicër
Hetimet kanë zgjatur për muaj të tërë, në bashkëpunim me Policinë e Gjenevës dhe rojet kufitare. Trafikantët e dyshuar kanë vepruar kryesisht në Yverdon-les-Bains dhe Vevey.
Hetuesit ishin fokusuar në arrestimin e trafikantëve të kokainës që kanë qenë aktiv në Kantonin Vaud dhe që kanë pasur kontakte jashtë vendit. Grupi ka qenë i përbërë kryesisht nga shtetas të Afrikës Perëndimore dhe ka qenë i shtrirë deri në Holandë.
Sipas një komunikate për media, personat e arrestuar janë të moshës prej 28 deri 51-vjeçare, njofton Albinfo.ch.
Bëhet fjalë për gjashtë nigerianë, pesë prej të cilëve me vendbanim në Zvicër, dy rumunëve me vendbanim në Holandë, dy polakëve gjithashtu me vendbanim në Holandë, dy shtetasve gjermanë dhe një shqiptari me vendbanim në Zvicër.
Grupit të trafikantëve i është konfiskuar një sasi prej 13,8 kg kokainë, 91.000 franga dhe 54.000 euro.
Hetimet kanë dëshmuar se “disa qindra” kilogramë kokainë kanë qenë të importuara në Zvicër, ka pohuar policia pa saktësuar ndonjë shifër konkrete.
Konfiskimi i 14 kilogramëve kokainë është njëri ndër më të mëdhenjtë që ndonjëherë është realizuar në Kantonin Vaud.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












