Kosova
Dramaturgu Jeton Neziraj shpallet “Evropiani i vitit”
Dramaturgu kosovar, Jeton Neziraj, është shpallur “Evropiani i vitit” për 2018-ën, si individi që ka promovuar idenë dhe vlerat evropiane më së miri në Kosovë.
Ky çmim iu nda nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Këtë çmim Nezirajt ia ndau Majlinda Kelmendi, që ishte e para që u nderua me këtë çmim para tre vjetësh, përcjell albinfo.ch.
Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi u theksua, ndër të tjera, se Kosova ka bërë progres të mirë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, porse ka ende shumë punë për të bërë, sidomos në sundimin e ligjit. Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, tha se po shënojnë punë jashtëzakonisht të madhe që BE-ja po bën në Kosovë.
Apostolova tha po ashtu se proceset integruese evropiane kanë bashkuar 28 shtete anëtare dhe përmes tyre 510 milionë njerëz, duke bërë kështu që ideja e konflikteve përbrenda fuqive evropiane tani të jetë diçka që as nuk mendohet.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














