Kultura
Si u paraqitën shqiptarët në Eurovision
Qipro e këngëtares Eleni Foureira, ishte e dyta, Shqipëria zbriti në vendin e 11-të, kurse Italia u ngrit në vendin e pestë
Për herë të parë në një finale të Eurovisionit morën pjesë edhe tre këngëtarë shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Në mesin e 26 konkurrentëve në finale, tre prej tyre ishin shqiptarë: Eugent Bushpepa që përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mall”, Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego”, dhe Ermal Meta që së bashku me Fabrizio Moron përfaqësuan Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”.
Shqiptarët kishin paraqitje shumë të mirë në këtë edicion. Fillimisht në bazë të votave të jurisë, Qipro ishte në vendin e pestë, Shqipëria e shtatë me 126 pikë dhe Italia në vendin e 17-të.
Megjithatë, pas votave të publikut renditja ndryshoi dukshëm. Qipro e këngëtares Eleni Foureira, ishte e dyta, Shqipëria zbriti në vendin e 11-të, kurse Italia u ngrit në vendin e pestë.
Fitues doli Izraeli me këngëtaren Netta Barzilai. Në vendin e tretë ishte Austria dhe më pas Gjermania.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












