Kosova
Lluka në Sofje prezanton mundësitë që ofron Kosova për investime
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, po merr pjesë në forumin e parë më temën: “Perspektiva e investimeve: Ballkani Perëndimor”, si pjesë e takimeve të Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.
Në këtë forum, ministri Lluka, bashkë me homologët e rajonit, kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit drejt zhvillimit të rajonit, përcjell albinfo.ch.
“Kosova, duke qenë në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka luajtur rol kryesor në lidhjen mes vendeve. Investimet në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe tash në telekomunikacion që Kosova ka realizuar dhe është duke realizuar, e bëjnë rajonin më të ndërlidhur dhe më atraktiv për investime të huaja”, ka thënë Lluka.
Ai para shumë bizneseve të huaja që ishin të pranishëm, ka prezantuar mundësitë që Kosova ofron në sektorë të ndryshëm, me fokus në energji, miniera dhe teknologji informative.
Kreu i MZHE-së ka vlerësuar se integrimi i një tregu të përbashkët energjetik mbetet sfida kryesore në vend.
Ndryshe, Forumi Perspektiva e Investimeve: Ballkani Perëndimor mbahet në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Sofje të Bullgarisë, vend i cili aktualisht mban Presidencën e radhës së BE-së. E presidenti Thaçi ka udhëtuar për Sofje, ku do të marrë pjesë në Samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm shtetërorë, kurse pasdite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror, që organizohet në kryeqytetin e Bullgarisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër











