Kosova
Sot: Tryezë e Albinfo.ch me temën “Investimi për atdhe”
Moderimi: Bashkim Iseni & Vjosa Gërvalla, drejtues të platformës albinfo.ch
Sot më 19 maj do të organizohet tryezë e Albinfo.ch në Prishtinë, nga ora 16:00-17.30, Modelariumi i Fakultetit te Arkitekturës, mbi Shkëmbin e përvojave mes akterë të dalluar në Kosovë, të dalur nga diaspora. Ky debat shënon rrumbullakësimin e projektit “Storie suksesi”. Eveniment i realizuar në suaza të bashkëpunimit të konferencës Diaspora Flet.
Një sërë figurash të dala nga diaspora dallohen me projektet e tyre të zhvilluara në Kosovë, sikurse për nga ideja, vizioni, qasja, fusha e veprimit, kultura e punës, po ashtu edhe nga efektet direkte dhe anësore që kanë pasur në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë kosovare.
Cilat janë motivimet e tyre kryesore për t’u angazhuar në Kosovë? A ia vlen të investosh kohë dhe mjete në Kosovë? Cilat kanë qenë pritjet fillestare, por edhe sfidat dhe si i kanë tejkaluar ato? Cilat janë përfitimet personale, por edhe ku qëndron vlera e shtuar shoqërore e projekteve të tyre?
Çfarë e dallon një iniciativë nga persona me përvojë nga jashtë, me ato që burojnë nga brenda vendit. Çfarë duhet të ndërmarrin institucionet kosovare me relevancë për të motivuar investime të tjera të ngjashme të diasporës në Kosovë?
Panelistët në këtë konferencë janë Mërgim Cahani, themelues dhe CEO i kompanisë Gjirafa Inc., Jehona Gjurgjeala, themeluese e shoqatës Toka, Drenusha Shala, bashkëthemeluese e kompanisë Baruti, Edmond Hajrizi, kryetar dhe themelues i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Moderimi: Bashkim Iseni & Vjosa Gërvalla, drejtues të platformës albinfo.ch.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Maj 2018
- Ora16:00
- LokacioniPrishtinë
- Data e përfundimit19 Maj 2018 - 17:30
E-Diaspora
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova” Platforma albinfo.ch është partnere mediale e festivalit dhe ajo do të ju mbajë të informuar mbi...
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
“Deputetët nga këto shtete janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE”
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linja ajrore SWISS rifillon fluturimet e saj drejt Iranit Pas pezullimit të operacioneve të saj në Bejrut dhe anashkalimit të hapësirës ajrore iraniane që nga...
-
Udhëtimi me tren nga Zvicra në këto qytete italiane do të ndërpritet për tre muaj
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant