Kosova
Mesazhi i investuesve të diasporës: Mos prit prej shtetit, ec përpara
Investuesit nga diaspora kanë bërë thirrje, që të mos presin shumë nga institucionet në Kosovë, por të marrin vetë iniciativa dhe të punojnë
Platforma Albinfo.ch, të shtunën ka organizuar një tryezë të suksesshme në Prishtinë me temën “Investimi në Atdhe”, në kuadër të projektit “Storie suksesi”.
Kjo tryezë ishte mjaft e suksesshme, me të ftuar që kanë treguar përvojat e tyre, se si kanë investuar në Kosovë, dhe pse kanë zgjedhur të kthehen përsëri në vendlindje, shkruan albinfo.ch.
Eveniment i realizuar ishte suaza të bashkëpunimit të konferencës katërditore Diaspora Flet nga Germin.
Panelistët në këtë tryezë ishin Mërgim Cahani, themelues dhe CEO i kompanisë Gjirafa Inc., Jehona Gjurgjeala, themeluese e shoqatës Toka, Drenusha Shala, bashkëthemeluese e kompanisë Baruti, Edmond Hajrizi, kryetar dhe themelues i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Moderimi është bërë nga Bashkim Iseni & Vjosa Gërvalla, drejtues të platformës albinfo.ch.
Fillimisht Iseni ka treguar për platformën e Albinfo.ch, që është një zë i diasporës shqiptare, me lajme, storie të sukseseve të tyre, dhe gjithçka rreth diasporës shqiptare, derisa më pas përmes një video janë prezantuar disa nga biznesmenët që janë kthyer në Kosovë dhe kanë investuar.
Gjatë tryezës është diskutuar për sfidat që ballafaqohen diaspora shqiptare kur vendos të investojë, por mesazhi i tyre ishte i qartë se, nuk janë pishman që janë kthyer, dhe u kanë bërë thirrje edhe të tjerëve të investojnë.
Jehona Gjurgjeala nga Toka, ka theksuar se nuk bën vetëm të pritet nga institucionet e Kosovës, sepse tepih të kuq nuk ka as në SHBA, andaj nuk duhet të pritur edhe në Kosovë, dhe “pajtohem me atë, se nëse shteti nuk të ndihmon, së paku nuk të ‘përzihet’ dhe ne kemi shumë plane për të ardhmen, e kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por edhe me idetë dhe dëshirën”, u shpreh Gjurgjeala në këtë konferencë.
Mërgim Cahani, themelues dhe CEO i kompanisë Gjirafa Inc. ka deklaruar se imazhi i shqiptarëve nuk është shumë i mirë jashtë, por shqiptarët nuk aq të këqij, sa duket imazhi i tyre dhe duhet të punojnë për të përmirësuar këtë imazh.
Drenusha Shala, bashkëthemeluese e kompanisë Baruti, ka treguar se si filluan këtë biznes me pak punëtorë, derisa tani kanë më shumë se 400, dhe të gjithë kanë kushte mjaft të mira. Ajo ka bërë thirrje që konkurrenca të jetë më e ndershme në këtë fushë dhe institucionet e Kosovës të kryejnë punën ashtu siç duhet. Shala foli edhe për barrierat në Kosovë dhe gjithashtu edhe sfidat.
Ndërkohë, Edmond Hajrizi, kryetar dhe themelues i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), është shprehur i kënaqur që ka investuar në Kosovë, duke u bërë thirrje edhe të tjerëve për të investuar.
Të gjithë panelistët janë kthyer nga Zvicra, Austria, Anglia dhe SHBA, për të investuar në Kosovë.
Ata kanë treguar për përvojat e tyre, që janë të suksesshme, dhe kur ke vullnet asgjë nuk është e paarritshme.
Më pas kishte edhe pyetje nga të pranishmit tjerë, që ishin një numër i konsiderueshëm, për panelistët për planet e tyre në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur












