E-Diaspora
Në Zvicër organizohet akademi përkujtimore për Nue Perlleshin
Shoqata e sapoformuar “Nue Përlleshi” në Zvicër do të organizojë më 26 të këtij muaji në Schutz 4, 6022 Grosswangen akademi përkujtimore për heroin Nue Përlleshin.
Për figurën e Nue Përlleshit do të flasë historiani i mirënjohur Nue Oroshi që njëherësh është edhe kryetar i Shoqatës së intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit”.
Në këtë akademi përkujtimore dhe promovuese gjithashtu në pika të shkurtra do të paraqitën synimet dhe koncepti i shoqatës “Nue Perlleshi” për të ardhmen, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu do të publikohet kënga kushtuar Nue Perlleshit, e kënduar nga Gofile Papleka.
“Prandaj ftojmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër, pa dallim krahine, feje apo ideje, që të marrin pjesë në këtë akademi shkencore, promovuese dhe artistike. Kështu të fillojmë dalëngadalë, por sigurt, ta çojmë në vend amanetin e heroit të kombit Nue Përlleshi, i cili ishte një luftëtar e strateg i rrallë i kombit shqiptar”, thuhet në thirrjen e kësaj shoqate.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











