E-Diaspora
Porositë e Durimit për Shisha, përmes dronit dhe trotinetit
Durim Pajaziti e ka një shërbim pak më të pazakonshëm. Me elektroskoter dhe dron, klientëve të tij ua dërgon shërbimet e "Shisha"
Pronari shqiptar i lokalit “Shisha”, Durim Pajaziti ka pasur një ide të jashtëzakonshme për klientët e tij: Me elektroskoter dhe dron, ai i furnizon klientët me “Shisha”.
“Mjafton vetëm një thirrje e shkurtër dhe ne me trotinetin tonë elektrik jemi te ju”, pohon Durim Pajaziti për “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch: “Gjithashtu e dërgojmë edhe dronin me një çantë”.
Natyrisht se për shërbim me dronin na duhet leje, pasi në këtë drejtim ka rregulla speciale. Por, kjo mënyrë është shumë argëtuese dhe klientët gëzohen”, ka vazhduar më tej Durimi. Vetëm fundjavën e kaluar, ai ka pasur 25 porosi të tilla.
“Madje, mu gjatë një kohe kur moti nuk ka qenë edhe aq i mirë”, ka pohuar Durimi. Ai është personi i parë i cili e ka shpikur një ide të tillë me dron. Në këtë mënyrë, për 30 franga mund të porositet “Shisha-to-go”: “Në lokalin tonë, një Shisha kushton njëzet franga – ne i llogarisim edhe dhjetë franga për shërbimet e transportit”. Gjatë kësaj, nuk duhet paguar depo, por mjafton vetëm letërnjoftimi.
Në mënyrë shtesë, mund të bëhet foto nga droni me miq për vetëm 5 franga. Ai i cili do të kursejë për shërbimet e furnizimit, Shisha-n mund ta porositë edhe në mënyrë të drejtpërdrejt. “Por, do të humbet rasti për argëtim”, ka përfunduar Durim Pajaziti.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













