Lajme
Autostrada përurohet më 28 Nëntor
Ministri Mujota tha se sipas planit të paraparë, për festën e 100 vjetorit të pavarësisë autostrada do të lëshohet në qarkullim.
Ministri kosovar i Infrastrukturës, Fehmi Mujota paralajmëroi qytetarët e Kosovës se më 27 nëntor do të përurohet segmenti i autostradës “Ibrahim Rugova” nga Morina deri në Gjurgjicë. Ky, sipas tij do të jetë sihariqi më i këndshëm për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Ministri Mujota para ligjvënësve kosovarë tha se punimet në segmentin e pestë të autostradës po shkojnë sipas dinamikës dhe sipas planit të paraparë dhe për festën e 100 vjetorin të pavarësisë, autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” do të lëshohet në qarkullim.
Ministri Mujota përkundër insistimit të ligjvënësve nuk dha detaje se sa ka kushtuar rruga, përveç që paralajmëroi përfundimit e aneksit nga Bllaca e Suharekës deri në Orllat të Drenasit. Autostrada deri në vitin tjetër do të lidhet me magjistralen e Pejës, ndërsa e cila gjithashtu është një rrugë e re e ndërtuar me katër korsi.
Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, apo siç është quajtur fillimisht “Rruga e Kombit 2”, është duke e ndërtuar konsorciumi turko-amerikan “bechtel-enka”, ndërsa punimet, siç është thënë, po shkojnë sipas dinamikës së parashikuar. Aktualisht kjo kompani ka lëshuar në qarkullim një segment të autostradës prej 44 kilometrash.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












