Lifestyle
Era Istrefi mezi pret fillimin e Botërorit
Këngëtarja nga Kosova tha se është tifoze e madhe futbolli: "Mezi po pres që të fillojë Kampionati Botëror i Futbollit", tha ajo
Pas Shakirës dhe Jennifer Lopez, Era Istrefi do të interpretojë së bashku me dy muzikantë të tjerë këngën për finalen e Kupës së Botës në Rusi.
“Live It Up” është një bashkëpunim mes këngëtarit të stilit reggaeton të lindur në Boston, Nicky Jam, këngëtares pop nga Kosova, Era Istrefi dhe aktorit dhe reperit, Will Smith. Producenti është muzikanti amerikan Thomas Wesley Pentz alias DJ Diplo.
Të tre artistët do ta interpretojnë këngën në finalen e Kupës Botërore të Futbollit 2018.
“Pak minuta para se të dy finalistët të hyjnë në fushë në ndeshjen më 15 korrik, ata do të ndezin 80.000 tifozë në stadiumin olimpik Luzhniki në Moskë dhe afërsisht një miliardë njerëz që do ta ndjekin ndeshjen në televizor”, thuhet në një deklaratë për shtyp të FIFA-s, shkruan “DW”.
Në Kupën e Botës 2014, kënduan Pitbull dhe Jennifer Lopez “We Are One (Ole Ola)”, kurse në finalen e 2010-ës Shakira këndoi këngën “Waka Waka” (This Time for Africa), përcjell albinfo.ch.
23-vjeçarja Era Istrefi, tha se “puna me artistë të talentuar si DJ Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, të cilët i admiroj shumë, më ka dhënë kënaqësi”. Këngëtarja nga Kosova tha se është tifoze e madhe futbolli: “Mezi po pres që të fillojë Kampionati Botëror i Futbollit”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Londër
Violinistja Alda Dizdari mahnit publikun londinez në koncertin në “St. James Piccadilly” Së bashku me London International Concert Orchestra dhe dirigjentin Alexander Walker, ajo solli një program me... -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Diaspora është zot shtëpie -
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET!
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie












