Lajme
Feith:Ndarja e Kosovës me pasoja fatale
Feith tha se nuk është i vetmi që është kundër ndarjes së Kosovës. Kundër, sipas tij, janë edhe SHBA, BE, Turqia, Zvicra dhe Norvegjia
Ish-shefi Zyre Civile Ndërkombëtare në Kosovë dhe ndërmjetësi i dy konflikteve në Ballkan, Pieter Fieth e kundërshton çdo ide për ndarjen e Kosovës. Ai thotë se ndarja mund të ketë pasoja fatale në Ballkan, sepse të njëjtën do ta kërkojnë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe ata në Maqedoni.
Në një intervistë dhënë për VOA-n, ish-ndërmjetësi i konfliktit në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, Fieth kundërshton idenë e ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, të cilët e mbështesin idenë e ndarjes së Kosovës.
“Nuk jam i vetmi që jam kundër ndarjes. Vendet, të cilat e mbështesin Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, Turqia, Zvicra dhe Norvegjia e kundërshtojnë me vendosmëri ndarjen”, ka deklaruar Feith, sipas të cilit, ideja e ndarjes, është opsion për të cilin nuk duhet të shpenzohet shumë energji.
“Nëse do të ketë ndarje, ajo do të jetë shumë destabilizuese për mbarë rajonin, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë, sepse do të vihet në pikëpyetje Lugina e Preshevës dhe natyrisht ndarja mund të jetë destabilizuese edhe për Maqedoninë. Pra, unë mendoj se ky opsion është hedhur poshtë nga miqtë e Kosovës”, ka deklarua Feith.
Diplomati holandez i cili konsiderohet si njëri nga njohësit më të mirë të çështjeve shqiptaro-sllave në Ballkan, Feith thotë se alternativa e vetme për të ecur përpara, është ajo e negociatave, respektivisht e integrimin e veriut të Kosovës në kuadër të Prishtinës.
”Së pari, veriu i Kosovës duhet të mbetet pjesë e Kosovës. Siç e dini Kosova dhe Serbia kanë një perspektivë evropiane dhe çdo zgjidhje politike për veriun duhet të jetë në përputhje të asaj që unë do ta quaja korniza e anëtarësimit e Komisionit Evropian. Ndërsa e dyta, është që në përgjithësi zgjidhja politike për veriun duhet të gjendet brenda parametrave të planit Ahtisari, thotë Feith.
Komuniteti serb në veri, sipas tij, duhet të bindet që në vend që të shikoj nga Beogradi ata duhet të shikojnë në drejtim të Prishtinës dhe duhet të fillojnë të ndihen rehat me idenë e jetës me komunitetin shqiptar në Kosovë.
Ndryshe, ish koordinatori i paktit të Stabilitetit, Erhard Busek është një nga politikanët evropian që hapur e ka mbështetur idenë për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë s zgjidhja në Ballkan mund të vendoset nëpërmjet ndarjes. Edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka mbështetur këtë ide.
“Mendoj se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme reale dhe jam i sigurt se atë do ta pranonin edhe shqiptarët në Prishtinë. Mirëpo, shtrohet pyetja nëse një gjë e tillë mund të shkaktojë protesta në rajon”, ka thënë Daçiq, sipas të cilit “në këtë fazë është e pranueshme gjithçka që nuk është pranim i pavarësisë së njëanshme të Kosovës”.
Ndërkaq në Kosovë, ishte akademiku Rexhep qosja që kishe dhënë idenë për shkëmbim territoresh me Serbinë, ndërmjet veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Kjo ide, ndërkaq ishte konsideruar si kundërproduktive.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













