Sport
Sportistët më të pasur: Federer në vendin e shtatë
Ylli zviceran ndodhet në vendin e shtatë me pasuri prej 77.2 milionë dollarë
Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar së fundmi listën me sportistët më të pasur në botë, ku vendi parë i së cilës është rimarrë nga boksieri Floyd Mayweather.
Ai fitoi 275 milionë dollarë për ndeshjen e tij të boksit në muajin gusht të vitit të kaluar kundër yllit të UFC-së Conor McGregor, i cili është ngjitur në vendin e katërt në këtë listë.
Pasuria e boksierit vlerësohet 285 milionë dollarë, derisa në vendin e dytë është Lionel Messi, i cili qëndron para Cristiano Ronaldos, përcjell albinfo.ch.
Vendi i pestë i takon Neymarit, që ndiqet nga basketbollisti LeBron James, kurse ylli zviceran ndodhet në vendin e shtatë me pasuri prej 77.2 milionë dollarë.
Top-10 përmbyllet me Stephen Curryn, Matt Ryan dhe Matthew Stafford.
Lista me 10 sportistët më të pasur në botë:
- Floyd Mayweather – boksier (285 milionë dollarë)
- Lionel Messi – futbollist ($ 111m)
- Cristiano Ronaldo – futbollist ($ 108m)
- Conor McGregor – MMA ($ 99 milion)
- Neymar – futbollist ($ 90m)
- LeBron James – basketbollist ($ 85,5m)
- Roger Federer – tenist ($ 77.2m)
- Stephen Curry – basketbollist ($ 76.9m)
- Matt Ryan – Sportist i futbollit amerikan ($ 67.3m)
10. Matthew Stafford – Sportist i futbollit amerikan ($ 59.5m)
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard











