Kosova
U nënshkrua marrëveshja për sigurime shoqërore Zvicër-Kosovë
Shtetasit e Kosovës në moshë të pensionit, të cilët nuk e kanë kërkuar rikthimin e shumave, mund të bëjnë kërkesë për pagesën e pensionit të tyre në shtetet e jashtme, sapo të hyjë marrëveshja në fuqi
Sot në Prishtinë, Ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica nënshkruan Marrëveshjen për Sigurime Sociale në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Kjo marrëveshje sjell të dy shtetet nënshkruese më afër qëllimit të krijimit të një baze të re për koordinimin e sigurimeve sociale. Marrëveshja hyn në fuqi pas miratimit nga parlamentet e të dyja shteteve, transmeton albinfo.ch.
Për sa i përket përmbajtjes, marrëveshja e re është në pajtim me marrëveshjet tjera për sigurime sociale të arritura nga Zvicra dhe bazohet në standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve sociale.
Në veçanti, ajo koordinon sigurimin pensional, pensionet për trashëgimtarë dhe pensionet invalidore me shtetet kontraktuese, të cilat në Zvicër janë AHV dhe IV, për t’iu shmangur disavantazheve të mundshme ose diskriminimit të shtetasve të njërit apo shtetit tjetër.
Përkitazi me këtë, marrëveshja garanton një trajtim të barabartë të të siguruarve si dhe mundëson posaçërisht pagesën e pensioneve në shtetin e jashtëm për shtetasit e Kosovës. Përveç kësaj marrëveshja parasheh një klauzolë për mbështetje reciproke në luftimin e keqpërdorimeve me sigurime sociale, thuhet në njoftim.
Marrëveshja për Sigurime Sociale që ishte lidhur paraprakisht me Jugosllavinë nuk zbatohet në raport me Kosovën që nga 1 prill 2010. Kosova është shteti i vetëm pasues i Jugosllavisë, me të cilin Zvicra nuk ka marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve sociale.
Prandaj shtetasit e Kosovës nuk mund të marrin sigurimin pensional, pensionin për trashëgimtarë dhe sigurimin invalidor në shtetet e jashtme.
Në vend të sigurimit pensional ose të pensionit për trashëgimtarë mund të bëhej me kërkesë kthimi i shumës së sigurimit pensional. Pasi që në fushën e sigurimit social Kosova ka zhvilluar në masë të madhe kornizën ligjore që nga viti 2010 dhe ka ndërtuar infrastrukturën përkatëse, në nëntor 2016 Këshilli Federal i ka dhënë Departamentit Federal për Çështje të Brendshme (EDI) një mandat për të filluar negociatat për një marrëveshje të re. Negociatat përfunduan në verën e 2017-tës dhe Këshilli Federal miratoi marrëveshjen në mbledhjen e datës 21 mars 2018, përcjell albinfo.ch.
Departamentit Federal për Çështje të Brendshme (EDI) tani do të hartojë një njoftim për Parlamentin. Marrëveshja e re për sigurimet sociale hyn në fuqi vetëm pasi që të miratohet nga parlamentet e të dy shteteve, pra sipas parashikimeve kjo do të ndodhë gjatë vitit 2019.
Shtetasit e Kosovës në moshë të pensionit, të cilët nuk e kanë kërkuar rikthimin e shumave, mund të bëjnë kërkesë për pagesën e pensionit të tyre në shtetet e jashtme, sapo të hyjë marrëveshja në fuqi. Megjithatë nuk mund të parashtrohen kërkesa retroaktive për kohën para hyrjes në fuqi të marrëveshjes.
“Një nga qëllimet kryesore të marrëveshjes është që të sigurohet që qytetarët kosovarë që kanë punuar për vite në Zvicër dhe u kthyen në vendin e tyre pas daljes në pension, mund të marrin përsëri pensionet e tyre zvicerane në baza mujore duke jetuar këtu në Kosovë, gjithashtu, marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin midis vendeve tona në luftën kundër abuzimit të mundshëm të sigurimeve shoqërore”, tha Ambasadori Lebet.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës











