Sport
Seferi para sfidës për të mbrojtur titullin në WBO
Me një fitore në Shkup Nuri Seferi do të hynte ndër 3 boksierët më të mirë në botë në kategorinë „Cruiser“ 90kg
Seferi para sfidër për të mbrojtur titullin e WBO-së„Dueli i Boksit: Nuri Seferi vs. Nenad Stankovic që do të zhvillohet para 10.000 shikuesve në Shkup, i dedikohet 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë“, thuhet në një njoftim për medie të dërguar nga stafi i Seferit, boksierit shqiptar me qëndrim në Zvicër.
Seferi dhe Stankovic do të ndeshen më 7 tetor në arenën më të madhe të Maqedonisë, në “Boris Trajkovski Sports Arena”, që ka kapacitet për 10.000 veta.
7.000 bileta janë shitur, tani fillojnë të numrohen ditët.
Nuri Seferi i cili në ringun e boksit profesionist i ka zhvilluar 38 duele dhe i ka fituar 32 nga ato, në mbrëmjen e 7 Tetorit do të luftojë për herë të dytë për titullin WBO të Evropës, të cilin e kishte fituar në vitin 2010 dhe e kishte mbrojtur 2 herë me sukses. Mirëpo, pas një sëmurjeje dhe kohe të gjatë të kurimit, titulli i tij është shpallur vakant “neutral” nga WBO, dhe tani për fat e mori sërish mundësinë të luftojë për këtë titull në kategorinë “Cruiser”.
Kundërshtari i Nuri Seferit vjen nga Beogradi i Serbisë, ai është ndër 3 boksierët më të mirë në vendin e tij dhe udhëton në Maqedoni për të mposhtur boksierin shqiptar.
„Unë jam tej mase i motivuar për të luftuar ndaj një boksieri serb kur kam parasysh se tani gjendemi në një vit historik për kombin tonë, andaj ia dedikoj këtë luftë dhe këtë mbrëmje të boksit, pikërisht popullit tim shqiptar dhe 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë“ kështu u shpreh Nuri Seferi, pak ditë para duelit të tij të vlefshëm për titullin e Evropës.
Nuri Seferi në Organizatën Botërore të Boksit WBO mban pozitën e 5-të në botë dhe me një fitore në Shkup do të hynte ndër 3 boksierët më të mirë në botë në kategorinë „Cruiser“ 90kg.
Krahas Nuri Seferit në Shkup do të ngjitet në ring edhe vëllai i tij Sefer Seferi si dhe nxënësi i vëllezërve Seferi, Agron Xhila (nga Struga). Ky eveniment spektakular do të transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin shtetëror të Maqedonisë në gjuhën shqipe TVM2, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga këshilltari i boksierit Seferi, Luan Dreshaj.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër











