E-Diaspora
Dhjetë të lënduar pas një zjarri në aeroportin e Frankfurtit
Dhjetë persona janë lënduar, kjo si pasojë e një zjarri i cili kaploi rimorkion e një avioni në aeroportin gjerman të Frankfurtit.
Avioni priste të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.
Sipas mediave gjermane, ende janë të panjohura rrethanat e zjarrit që kaploi rimorkiatorin e avionit të “Lufthansës”.
Sipas zëdhënëses së kompanisë ajrore gjermane, avioni në ato moment ishte i zbrazët, përpara se të nisej drejt qytetit verior amerikan të Filadelfias.
“Zjarri përhapi një re të dendur tymi, që u shua plotësisht”, ka njoftuar zëdhënësi i ”Lufthansas”.
“Avioni pësoi dëme të konsiderueshme. Masat e nevojshme për riparimin e avionit do të përcaktohen me projektuesin e mjetit”, ka shtuar ai duke thënë se nuk ka asnjë të plagosur rëndë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C















