E-Diaspora
Shkolla shqipe në Ostermundigen festoi 25-vjetorin
Shkolla shqipe në Ostermundingen tashmë është bërë model i suksesit, apo shëmbëlltyra e vlerave të një arsimi të paparë dhe po reflekton jo vetëm në Zvicër, por anembanë si një meteor që shpërndan dritë gjithandej ku ka shqiptarë
Dashuria e mësuesit është një urë e bukur që na ruan e na bashkon, sado që jemi larg atdheut tonë. Prandaj jemi përpjekur të mbajmë gjallë mësimin shqip si një mburojë të shpirtit kulturor. Në këtë rrugëtim arsimor shumë shkolla shqipe janë bërë fole e ngrohtë e fëmijëve nëpër diasporë. Në disa prej tyre shquhen mësues e nxënës që për mësimin shqip tregojnë gatishmëri e zell gjithmonë, shkruan albinfo.ch.
Por, kur flitet për shkollën shqipe në Ostermundingen, patjetër para syve na del mësuesja Ida Jashari, si një diell, ashtu sikur kur flasim për lirinë e Kosovës dhe parasysh na del fytyra e komandantit të madh Adem Jashari, jo sepse të dy kanë të njëjtin mbiemër, por sepse të dy janë të mëdhenj në zemër. Baca Adem u flijua për liri, ndërsa Mësuesja Ida po mbjell gjuhën e kombit te fëmijët në mërgim me shumë përkushtim e dashuri.
Për këtë mision pikërisht në Ostermundigen, Kantoni Bernë, u organizua ceremonia e festimit të 25-vjetorit të krijimit të shkollës shqipe. Në këtë jubile u përkujtuan shumë aktivitete e momente nga e kaluara. Kjo shkollë drejtohet nga mësuesja e shenjtë Ida Jashari. Se përkushtimi dhe puna e mësuesit sjellin vlerë, këtë e ka dëshmuar dhe po e dëshmon kjo shkollë shqipe e mbushur me nxënës.
Rezultatet e kësaj shkolle janë sa të madhërishme, po aq të mrekullueshme. Fëmijë të lindur në diasporë që vijnë nga troje të ndryshme shqiptare dhe i bashkon shkolla në një abetare, që i bashkon dashuria dhe fjala e bukur e mësueses tetovare.
Është e madhërishme të organizosh me fëmijët në diasporë: teatër, orë përrallash, drama, festa e recitale.
Është e bukur të flasësh shqip me nxënësit e lindur në mërgim, t’i shkrishë të gjitha dialektet në një gjuhë të ëmbël standarde.
Është lumturi të udhëtosh me këta fatosa nëpër kulturën e origjinës, duke prekur në djep e në histori, të këndosh me ta ninullat e gjysheve me mall, himnin e atdheut që na pret me mallëngjim, të luash lojëra shqipe e të vallëzosh vallet me hapat tonë e me nostalgjinë.
Është dashuri të vizatosh me mërgimtarët e vegjël flamurin kuq e zi, të festosh festat e atdheut, të shohësh se si i mësojnë shkronjat, si i shqiptojnë numrat: një, dy…
Ajo që i jep dritë kësaj shkolle është edhe bashkëpunimi i zellshëm i mësueses Ida me prindër. Ky raport prindër-shkollë bën që të gjithë të mbështesin nxënësit dhe mësuesen në veprimtarinë e saj kundër asimilimit të gjuhës dhe kulturës sonë.
Jubileu i 25-të ra në vitin e Skënderbeut, tha mësuesja Ida. Ajo pastaj vazhdoi duke i shpalosur kujtimet e shkollës me fjalë e me shumë fotografi. Me këtë rast falënderoi të pranishmit, si ambasadorin e Shqipërisë, Ilir Gjoni, prindër e arsimtarë, falënderoi edhe nxënësit e të gjitha gjeneratave për zellin dhe për sjelljet e tyre të arta.
Shkolla shqipe në Ostermundingen tashmë është bërë model i suksesit, apo shëmbëlltyra e vlerave të një arsimi të paparë dhe po reflekton jo vetëm në Zvicër, por anembanë si një meteor që shpërndan dritë gjithandej ku ka shqiptarë.
Ky model është meritë e mësueses sonë shqiptare në diasporë,i mësueses Ida, asaj që i gëzohet çdo fjale e çdo fjalie që ata e mësojnë, asaj pra i takon çmimi i falënderimit të kombit tonë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve