CH-Ballkani
Serbët dhe malazezët, kryesojnë për posedimin e armëve në rajon
Bosnja dhe Hercegovina ka 31.2 armë për 100 banorë, kurse Maqedonia 29.8. Kosova renditet pas vendeve fqinje, me 23.8 armë për 100 banorë
Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë shtetet në rajon për posedimin e armëve nga civilët. Sipas statistikave të fundit të bëra nga një organizatë me seli në Gjenevë, që merret me armët e vogla, këto dy shtete kanë nga 39.1 armë për 100 banorë.
Bosnja dhe Hercegovina ka 31.2 armë për 100 banorë, kurse Maqedonia 29.8. Kosova renditet pas vendeve fqinje, me 23.8 armë për 100 banorë, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Më mirë se Kosova është Shqipëria, e cila është e fundit prej shteteve fqinje, me 12.03 armë zjarri për 100 banorë, përcjell albinfo.ch.
Sipas organizatës “Small Arms Survey”, numri i posedimit të armëve të vogla nga ana e qytetarëve në botë është në rritje. Vlerësohet të jenë më shumë se 1 miliard armë zjarri në botë, e që është një rritje prej 17% gjatë 10 vjetëve të fundit.
Mbi 857 milionë (85 %) të armëve janë në duart e civilëve, 133 milionë (13 %) janë në duar të ushtarëve dhe 23 milionë armë (2%) i përkasin policisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e parë për vitin 2017 sa i përket posedimit të armëve nga civilët.
Amerikanët kryesuan edhe në anketimet e vitit 2007, duke zotëruar 270 milionë armë, të cilat u përkthyen në 90 armë për çdo 100 banorë.
Pas SHBA-së me 393 milionë armë, është India me 71 milionë armë zjarri dhe në vendin e tretë është Kina me 50 milionë armë. SHBA-ja prin edhe sa i përket numrit të armëve për 100 banorë, pothuajse 121 armë zjarri për çdo 100 banorë.
Jemeni është ne vendin e dytë me 58.2 armë për 100 banorë. Indonezia, Japonia dhe Malavi, kanë më pak se një armë zjarri për çdo 100 banorë.
Sa i përket armëve të mbajtura nga forcat e rendit, Rusia vlerësohet të ketë shumën më të madhe 2.4 milionë armë, pasuar nga Kina me 1.9 milionë. Për rezervat ushtarake të armëve të vogla, Rusia është sërish e para me 30.3 milionë. Ushtria amerikane vlerësohet të ketë në zotërim 1 milion armë të vogla.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













