Tematike
Shtohen kosovarët në Zvicër
Kosovarët janë për 7308 veta më shumë dhe në vendin e tretë për rritje ndërsa serbët, me minus 8539, të parët për zvogëlim të numrit
Numri i qytetarëve me preajrdhje të huaj që jetojnë në Zvicër është shtuar për 50 mijë veta ose për 4 për qind brenda një viti. Siç njofton Zyra Federale për Migracion, në fund të muajit gusht 2012 në Zvicër jetonin rreth 1.8 milion të huaj, që është 22.7 për qind e popullatës së Zvicrës. Më shumë se çdo i pesti banor në Zvicër është me pasaportë të huaj.
Listën e të huajve e kryesojnë shtetasit italianë, me 290 mijë, të ndjekur nga gjermanët, 280 mijë dhe portugezët 230 mijë. Rritjen më të madhe e ka shënuar komuniteti portugez, me 13628 persona më shumë. Pas portugezeve vinë gjermanët me 9537 dhe kosovarët, që janë për 7308 persona më shumë se një vit më parë.
Sikurse edhe vitet tjera, pas pavarësimit të Kosovës, shtimi i numrit të kosovarëve lidhet me ndërrimin e shtetësisë së këtyre nga ajo serbe në shtetësinë kosovare. Për arsye të njëjtë ka rënë dukshëm numri i shteasve të Serbisë në popullatën e Zvicrës. Sipas statistikës së publikuar nga Zyra Federale për Migracion shtetasit serbë janë 8539 më pak.
Megjithatë, shtetasit e Serbisë (në mesin e të cilëve ka ende shqiptarë të Kosovës me pasaporta serbe) me 97198 veta, janë në vendin e pestë, pas atyre të Italisë, Gjermanisë, Portugalisë dhe Francës. Në vendin e gjashtë, me 77’313 veta janë shtetasit e Kosovës.
numri i shteasve të Maqedonisë, me 61414, që siç dihet përbëhet nga shumica dërmuese shqiptarë, ka mbetur stabil.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor













