Bota
Blindohet Parisi, agjentët sigurojnë vendin për finalen mes Francës dhe Kroacisë
Frika e ndonjë sulmi terrorist ditën e finales ka bërë që policia franceze të mobilizohet për të evituar çdo incident.
Jo vetëm në Paris, por në të gjithë Francën do të mobilizohen rreth 110 mijë agjentë policie, forca të ushtrisë dhe xhandarmërisë, që do të patrullojnë që nga mëngjesi e deri në mbrëmje rrugët.
Natyrisht që pjesa më e madhe e policisë do të përqendrohet në Paris, ku pritet të jetë edhe pjesa dërrmuese e tifozëve, por në çdo qytet gadishmëria do të jetë në nivelin më të lartë, shkruan TeleSport, përcjell Albinfo.ch.
“Të gjithë do të jenë në krye të detyrës, vigjilentë që asgjë e papritur të mos ndodhë. Ne duam t’i përjetojmë këto momente feste si të tilla dhe të evitojmë çdo incident, në Paris dhe kudo në Francë. Niveli ynë i daishmërisë është çdo ditë i lartë, por të dielën situata do të jetë edhe më e tensionuar për shkak të finales, ndaj gadishmëria do të jetë edhe më e lartë”, u shpreh ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerard Collomb, që ftoi edhe qytetarët të bashkëpunujnë me forcat e rendit.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg













