Kosova
Ndahet nga jeta shkrimtari Bajram Sefaj
Prej më shumë se 30 vjetësh Bajram Sefaj ka jetuar në Francë, në zonën në kufi me Zvicrën. Ai ka qenë pjesë e aktiviteteve kulturore të komunitetit shqiptar të Zvicrës
Të martën në moshëm 83-vjeçare ka vdekur gazetari dhe shkrimtari i njohur Bajram Sefaj. Në një njoftim të publikuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) theksohet se Sefaj ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, si dhe korrespodent në disa media ndërkombëtare.
Sipas biografisë së tij në “Fjalorin enciklopedik të Kosovës”, botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më 2018, Sefaj u lind më 15 janar të vitit 1945 në fshatin Novosellë të Pejës. Në burime të tjera përmendet 5 janari i vitit 1941 si ditë e lindjes së tij. Ai ka kryer shkollën fillore në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa studimet për drejtësi i mbaroi në Prishtinë.
Prej më shumë se 30 vjetësh Bajram Sefaj ka jetuar dhe krijuar në Francë, gjegjësisht në zonën në kufi me Zvicrën, kështu që ai ka qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore të zhvilluara nga komuniteti shqiptar i Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Kështu, ai në Zvicër ka bërë promovimin e disa prej veprave të tij letrare, si “Parisi kot”etj.
Punoi si gazetar në “Rilindje”, pastaj në gazetën “Vjesnik” të Zagrebit dhe gazetar e redaktor në Televizionin e Prishtinës. Me shkrime nisi të merrej në vitet ’60.
“Shkroi kryesisht prozë por edhe poezi për të rritur dhe fëmijë. Ka botuar librat me tregime: “Tri pika” (1980), “Rruga deri në kallëzim” (1983), “Java ka shtatë ditë” (1983), “Blu dhe gri” (1995), librat me novela: “Shëtitje ëndrrash” (1997), “Sa është ora” (2006) dhe romanet “Parisi kot” (2003), “Terra nulltas” (2009), “Ani çka” (2012). Ka botuar edhe vëllimin me poezi “Në ecje” (2005), si dhe dramën “(S’)ikin dritat” (2011)”, shkruhet në biografi. Po aty shkruhet se nga veprimtaria e tij shumëvjeçare publicistike dhe pjesëmarrja në aktivitete e manifestime të ndryshme, takimet me personalitete të ndryshme, vizitat që u ka bërë shumë vendeve, ka botuar edhe librat publicistikë: “Shenjë kohe – signum temporis (1998), “Gazetaria ime” (2007), “Plot Shqipëri” (2008), dhe “Shpen’ udhëtar” (2014)
E-Diaspora
-
Kurti takoi të rinjtë nga diaspora që janë pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare Pas shkëmbimit të tyre në ngjarjen përmbyllëse të programit për bursistët e gjeneratës së dytë në...
-
Rita Ora pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
-
Ramë Dardania ekspozon në zemrën e qytetit të vjetër të Gjenevës, ‘Faces’, në La Galeri
-
Vlore Krug: Arsimi është më shumë se vetëm shkolla
Jeta në Zvicër
-
Të huajt që bëjnë thirrje për urrejtje, duhet të largohen nga Zvicra Komisioni RK kërkon që të gjithë të huajt, të shpallur fajtorë për nxitje të urrejtjes sipas...
-
Transporti publik i Lozanës do të bëhet tërësisht elektrik deri në vitin 2030
-
Kazinotë ilegale në internet janë në rritje në Zvicër
-
Disa banka zvicerane tani po paguajnë më pak interes për kursimet
-
Zvicër: Sigurimi i makinave dhe pronës po bëhet dukshëm më i shtrenjtë