Shqipëria
Shqipëria kalon Anglinë e Italinë për numrin e bastoreve
Në Shqipëri numëroheshin 3.916 pika bastesh, ose 1 për çdo 730 banorë
Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të lotove për kokë banori. Krahasimi i të dhënave zyrtare tregon se, numri i pikave të basteve për banor lë pas me diferencë të theksuar edhe vendet që kanë traditën më të hershme të kumarit në botë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në maj të këtij viti, në Shqipëri numëroheshin 3.916 pika bastesh, ose 1 për çdo 730 banorë, raporton “TCH”.
Në Angli, vendin që ka shpikur bastet, në fund të vitit të kaluar ekzistonin 8.500 pika bastesh, ose rreth 1 për 6.500 banorë. Italia, një tjetër vend me traditë në bixhoz, sipas të dhënave zyrtare numëron 13.500 qendra bastesh. Në raportin me popullsinë i bie 1 pikë basti për rreth 4.500 banorë, përcjell albinfo.ch.
Bastoret në Serbi dhe Bosnje
Krahasimi tregon se numri i lotove në Shqipëri është dukshëm më i lartë edhe sesa vendet e ngjashme të rajonit.
Sipas të dhënave nga Bordi serb i Bixhozit, në Serbi aktualisht numërohen 1.850 pika bastesh në të gjithë vendin. Për një popullsi prej 7 milionë banorësh, kjo do të thotë se Serbia numëron 1 pikë basti për 3.800 banorë.
Vendi që i afrohet më shumë Shqipërisë për përhapjen e basteve është Bosnje-Hercegovina. Por, edhe në këtë shtet, numri është të paktën 2.5 herë më i vogël sesa në Shqipëri.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti boshnjak i Kumarit, në vitin 2017 në të gjithë Bosnjën ekzistonin 1.150 pika bastesh, ose 1 pikë për 1.750 banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













