E-Diaspora
Mehmedi: Ndërrimi i klubit nuk do të ishte tabu
Mehmedi pranon se edhe braktisja e parakohshme e Dinamos mund të jetë opcion. “Nëse deri në verë nuk përmirësohet gjendja, unë mund edhe ta ndërroj klubin”
Admir Mehmedi, i cili prej disa muajsh luan për Dynomon e Kievit, Ukrainë, ka qëndruar javën që shkoi në Zvicër ku i jeton familja.
I ndodhur në ”vendlindje”, në Winterthur ai është vënë në dispozicion të adhuruesve të tij, kryesisht fëmijë, në lagjen ku është rritur, të cilëve u ka dhënë autografet.
Por, jo vetëm kaq, ai ka pritur edhe gazetarë të cilët i kanë marrë intervista. Kështu, me të kanë biseduar edhe gazetat qendrore dhe ato lokale të Zvicrës.
Në një intervistë për gazetën Blick, Mehmedi shprehet se “i bën mirë” qëndrimi në Ukrainë, një vend shumë larg nga Zvicra. Kjo, për arsyen se, sipas tij, duke qëndruar këtu, ai mëson t`ia dijë më mirë vlerën familjes, rrethit dhe vendit ku ka jetuar deri më tash dhe ku i jetojnë të gjithë të afërmit.
Ndërsa lidhur me angazhimin jo të mjaftueshëm në ndeshjet e Dinamos, Admiri thotë se kjo ka ndodhur kryesisht për faktin se në pesë javët e para të kampionatit ka munguar pasi që merrte pjesë në lojërat olimpike në Londër.
Por ai shprehet se nuk pendohet që ka marrë pjesë në olimpiadë. “Ajo ka qenë një përvojë shumë e mirë. Unë mund të veproja sikur Shaqiri e Xhaka dhe të mos merrja pjesë por ia kisha dhënë fjalën trajnerit Pierluigi Tami dhe nuk mundja ta shkelja fjalën e dhënë”, thekson ai.
Megjithatë, Mehmedi pranon se i ka munguar suksesi gjatë kësaj kohe sa po qëndron në Ukrainë. Në 12 ndeshjet që ka luajtur (jo si titullar) nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka qenë autor i asnjë asisti.
Në një gazetë lokale të Winterthurit ai sqaron rrethanat që mbizotërojnë në klubin e madh ku ai luan aktualisht. Gjithçka atje është më e madhe në krahasim me Zvicrën dhe FC Zürich-un ku ka luajtur, konstaton ai.
Përpjestimisht më e madhe është edhe pagesa që merr ai atje, ndonëse nuk e zbulon para lexuesve. Por, ai thotë se asgjë nuk e ka ndryshuar në raport me më parë. Për financat kujdeset babai. “Prindi asnjëherë nuk mund të mendojë keq për fëmijën”, arsyeton Mehmedi.
Ndërsa i pyetur për vërtetësinë e informacioneve se ai do ta braktisë Dinamon për ndonjë klub tjetër, ai thotë se ato janë “fantazi të shtypit bulevardesk. Unë kam një kontratë deri në vitin 2016. Të mendoj unë tash për një klub tjetër nuk është korrekte. Kjo i bie sikur të punosh në bankën UBS dhe vazhdimisht të mendosh se sa më mirë do të ishte ndoshta në bankën tjetër, CS”.
Megjithatë, në intervistën tjetër dhënë gazetës blick, Mehmedi pranon se edhe braktisja e parakohshme e Dinamos mund të jetë opcion. “Nëse deri në verë nuk përmirësohet gjendja, unë mund edhe ta ndërroj klubin”, ka thënë ai.
Por deri atëherë ka mjaft kohë që gjërat të ndryshojnë për të mirë.
Ndërkohë Admiri së bashku me kolegët e tij Adrian Nikçi dhe Amir Abrashi do të kalojnë nja tetë ditë pushimesh në Miami. Dhe pas kësaj e presin stërvitjet.
“Shtimi eventual i peshës do të më kushtonte shtrenjtë në pranverë”, thotë ai, duke vënë në dukje disiplinën e hekurt që mbretëron në Dinamo Kiev.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













