Shkurt.ch
Vdes në spital indiania e përdhunuar
Së paku gjashtë meshkuj e kishin sulmuar para dhjetë ditësh studenten e mjekësisë duke e goditur me shufra hekuri dhe nxjerrë nga autobusi ku ajo ndodhej
Ka ndërruar jetë studentja 23 vjeçe nga India, e cila ditë më parë qe dhunuar seksualisht nga disa burra. Ajo nuk ka mundur t`u bëjë ballë lëndimeve të rënda të trurit dhe infeksionit të mushkërive që kishte pësuar nga dhunuesit, njoftojnë mjekët nga klinika speciale e Singapurit ku ajo po trajtohej. Para se të çohej në Singapur, ajo ishte operuar tri herë në Nju Delhi.
Së paku gjashtë meshkuj e kishin sulmuar para dhjetë ditësh studenten e mjekësisë duke e goditur me shufra hekuri dhe nxjerrë nga autobusi ku ajo ndodhej.
Një valë protestash kishte vërshuar Indinë pas këtij krimi të rëndë.
Pas vdekjes së studentes ka reaguar edhe kryeministri i Indisë, Manmohan Singh. Ai ka thënë se kjo vdekje do të ketë konsekuencat e veta. Emocionet e shkaktuara nga ky rast brutal duhet të shfrytëzohen për një kthesë të shoqërisë, ka thënë ai. Për të çuar në vend nderin për viktimën duhen ndërmarrë hapa konkretë. Qeveria po e shqyrton mundësinë e rritjes së dënimit për përdhunuesit seksualë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













