Jeta në Zvicër
Zvicër: Çdo i dyti azilkërkues i refuzuar, “zhduket”
Që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Dublinit, në vitin 2009, Zvicra ka qenë e autorizuar t`i kthejë 23000 persona në vendet evropiane ku ata kanë qenë të paraqitur më së pari
Autoritetet zvicerane ia dalin që vetëm në gjysmën e rasteve t`i riatdhesojnë azilkërkuesit që kanë vendim për të lëshuar Zvicrën. Gjysma tjetër në mënyra të ndryshme del në shtetet përreth ose më larg apo hidhet në ilegalitet dhe vazhdon jetën “në të zezë” në Zvicër.
Një trend të tillë e ka regjistruar gazeta “Zentralschweiz am Sonntag” duke i analizuar shifrat e lëna në dispozicion nga Zyra Federale Për Migracion.
Që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Dublinit, në vitin 2009, Zvicra ka qenë e autorizuar t`i kthejë 23000 persona në vendet evropiane ku ata kanë qenë të paraqitur më së pari.
Mbi 11 mijë kanë mundur t`u dorëzohen shteteve përkatëse ndërsa 1600 prej tyre gjatë kohës kur është dashur të kthehen kanë qenë në trajtim mjekësor në Zvicër ose me afat të kaluar të dëbimit.
Ndërsa mbi 10 mijë nga numri i përgjithshëm, gjatë këtyre katër viteve kanë rënë në ilegalitet.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot










