Shkurt.ch
Nuk ndërrojmë ofertuesin, shpenzojmë 2.6 miliardë më shumë
Shkaku për një potencial të tillë të lartë qëndron në modelet e reja të formimit të çmimeve dhe, gjithsesi, te klientët që u qëndrojnë besnikë ofertuesve të vjetër
Sikur të gjithë zviceranët me telefona mobilë të përcaktoheshin për ofertuesin me çmim më të lirë në tregun e telefonisë mobile, ata, të marrë së bashku, do të kursenin 2.6 miliardë franga. Këtë llogari e ka bërë agjencia për krahasimin e çmimeve, Comparis, e cila ka publikuar të mërkurën gjetjet e saj.
Kështu, potenciali i kursimit që do të ishte i mundshëm këtë vit është më i larti për vitet e fundit, vetëm para 5 viteve ai, sipas Comparis, ka qenë më i lartë, ose 2.8 miliardë.
Shkaku për një potencial të tillë të lartë qëndron në modelet e reja të formimit të çmimeve dhe, gjithsesi, klientët që u qëndrojnë besnikë ofertuesve të vjetër. Sipas një ankete online të bërë gjatë nëntorit me 5000 shfrytëzues të telefonave mobilë, është konstatuar se vetëm 3 për qind e tyre shfrytëzojnë ofertën që për ta do të ishte më e volitshmja.
Sipas Comparis, ofertat e reja të kompanive vlejnë vetëm për klientët e rinj dhe jo edhe për ata ekzistues. Gjatë verës Swisscom kishte lansuar produktin “Infinity”. Në këtë ofertë klienti realisht nuk paguan më për bisedat e veçanta telefonike ose për sasinë e shkarkuar të të dhënave nga interneti por vetëm një shumë paushalle që orientohet sipas shpejtësisë së bartjes së të dhënave.
Sunrise pastaj ka reaguar me ofertën “Sunrise 24” dhe Orange ka bërë zbritje të madhe çmimesh.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











