Shkurt.ch
I është shlyer tërësisht kujtesa, nuk e di as emrin e vet!
Vetëm kur terapeutët ia përmendën emrin, personi pati një reagim të lehtë që tregon se atij i është kthyer vetëm pjesërisht kujtesa
Ndonëse ngjan me një triller, bëhet fjalë për një ndodhi të vërtetë. Një njeri me kujtesë plotësisht të shlyer u ka sjellë për disa ditë shumë kokëçarje autoriteteve dhe mjekëve të Austrisë. Së fundi, u zbulua prejardhja e personit misterioz: ai vjen nga Gjermania, gjegjësisht nga landi Baden-Württemberg. Kjo u mundësua vetëm pasi që policia austriake e shpalli në kërkim atë duke ia publikuar fotografinë.
Të njohurit dhe ish kolegët e punës e kanë identifikuar atë si një person 48 vjeçar nga regjioni i përmendur. Dhe, kur terapeutët ia përmendën emrin, personi pati një reagim të lehtë që tregon se atij i është kthyer vetëm pjesërisht kujtesa.
Autoritetet nuk japin të dhëna tjera për personin, duke pasur parasysh nevojën për mbrojtjen e personalitetit të tij. Ndërsa fakti se fotografia e tij është publikuar gjerësisht arsyetohet se ky ka qenë mjeti i fundit me të cilin mund të zbulohej identiteti i personit.
E gjithë ajo që dinte personi në fjalë ka qenë se ai ishte duke shëtitur nga Lindau i Bajernit në Bregenzin e Austrisë. Emri, prejardhja, mosha, prejardhja, të gjitha i ishin shlyer. Ai ishte paraqitur në spitalin e Bregenzit ku donte të trajtohej për shkak të një lëndimi që kishte pësuar gjatë ecjes së gjatë. Të përballur me memorien e tij të shlyer, mjekët kanë njoftuar policinë.
Problemi që e bënte edhe më të vështirë gjetjen e identitetit të tij ishte se humbjen e tij nuk e kishte paraqitur askush në polici. Më vonë u kuptua se personi me mbamendje të shlyer kishte jetuar i vetmuar kështu që askush nuk e kishte ndjerë mungesën e tij. Me disa ish kolegë të punës ai mbante vetëm kontakte të rralla. Ai konsiderohet si person inteligjent i arsimuar dhe nuk duket si njeri i çekuilibruar, thonë mjekët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Ja ndryshimet që do të hyjnë në fuqi nga shkurti Nga dhurimet e gjakut për grabitqarët e mëdhenj, deri te ndalimi i telefonave inteligjentë në shkollë... -
Pension i dyfishtë për 430 pensionistë në Moutier, 830 mijë franga të paguara gabimisht -
Zvicra reagoi me maturi ndaj presionit italian pas lirimit të menaxherit ku ndodhi tragjedia në Crans Montana -
Emetimet nga aviacioni tejkalojnë ndotjen urbane në Cyrih -
Shaqiri shkëlqen në derbi: Hat-trick spektakolar dhe fitore dramatike për Baselin ndaj Cyrihut










