Shkurt.ch
Messi, më i miri në botë për të katërtën herë
Messi me titullin e tij të katërt, ka tejkaluar Ronaldon “e vjetër”, ish futbollistin e madh brazilian i cili kishte fituar këtë titull në vitet 1996, 1997 dhe 2002
Ndodhi ajo që pritej: Lionel Messi në solemnitetin e mbajtur në Cyrih, organizuar nga FIFA, mori për të katërtën herë me radhë titullin e Lojtarit më të mirë të vitit në botë.
Sulmuesi argjentinas i Barcelonës ka dalë edhe njëherë më i mirë se rivali i tij i përhershëm Christiano Ronaldo nga Real Madridi dhe portieri po nga Barcelona, Andres Iniesta.
Sidoqoftë, Messi me titullin e tij të katërt, ka tejkaluar Ronaldon “e vjetër”, ish futbollistin e madh brazilian i cili kishte fituar këtë titull në vitet 1996, 1997 dhe 2002.
Meritat për të cilat Messi është shpërblyer me këtë çmim dihen. Pos që luan për klubin më të suksesshëm aktualisht jo vetëm në Spanjë, Barcelonën, ai është dalluar si autor i disa rekordeve botërore në futboll.
Thyerja e rekordit të Gert Müllerit për numrin e golave të shënuar është rekordi i tij i radhës. Derisa Müller në vitin 1972 kuishte shënuar 85 gola, Messi e ka tejkaluar atë ndjeshëm duke shënuar plot 91 gola.
Futbolliste e vitit është zgjedhur Abby Wambach
Për Messin kanë votuar 41.6% ndërsa për Ronaldon 23.7%.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












