Shkurt.ch
17 të lënduar nga përplasja e trenave në Neuhausen
Për seriozitetin e lëndimeve ende nuk janë dhënë informacione. Gjashtë njerëz janë hospitalizuar
Në orën 7.30 në stacionin e Neuhausenit, në pjesën verilindore të Zvicrës, në afërsi të kufirit me Gjermaninë ka ndodhur një përplasje në mes një treni që vinte nga Winterthuri dhe një tjetri nga Schaffhauseni. Shkaku i përplasjes është ende i panjohur. Si pasojë u lënduan 17 persona. Për seriozitetin e lëndimeve ende nuk janë dhënë informacione. Gjashtë njerëz janë hospitalizuar.
Siç raporton 20 min, rruga hekurudhore ndërmjet Badgers dhe Schaffhausen mbetet e bllokuar.
Nuk qarkullojnë trenat S16 për Winterthur dhe S33 për Badgers dhe Schaffhausen. SBB ka organizuar transportimin e udhëtarëve me autobusë në linjën Badgers- Schaffhausen.
Po ashtu ndërmjet Jestetten dhe Schaffhausen është mbyllur përkohësisht qarkullimi hekurudhor.
Stacioni hekurudhor në Neuhausen mbetet i mbyllur ka thënë zëdhënësi i SBB-së Ginsig për 20 min.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












