Tematike
Gjykata: Ligji për armëmbajtje, diskriminues ndaj të huajve
Shtetasit e Serbisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Turqisë, Sri Lankës, Algjerisë dhe Shqipërisë nuk kanë të drejtë të mbajnë dhe të blejnë armë
Ligji zviceran për armëmbajtje i përjashton shtetasit e një numri shtetesh nga e drejta për të mbajtur armë. Ky përjashtim është kritikuar me kohë nga qarqe të ndryshme politike ndërsa së fundi me të po merret edhe drejtësia.
Zyra gjyqësore Solothurn-Lebern ka dënuar në muajin nëntor të vitit të kaluar një turk me qëndrim në Zvicër me 20 njësi ditore për shkakun se ai kishte me vete një imitim arme. Vendimin e vet gjykata e ka mbështetur në nenin 12 të rregullores për aplikimin e Ligjit për armëmbajtjen. Ky i fundit u ndalon personave nga Turqia dhe vendet e Ballkanit mbajtjen dhe shitjen e armëve.
Por, ndonëse e ka marrë këtë vendim, gjykata e Solothurnit pranon se rregullorja dhe ligji kanë probleme të caktuara. Siç ka shkruar ajo në arsyetimin me shkrim, përcaktimi përjashtues që përmban kjo rregullore “përbën në mënyrë të pashmangshme diskriminim të shtetasve të vendeve të caktuara”. Kjo është bërë me qëllim ose është pranuar nga ligjdhënësi. Dhe pasi që neni në fjalë nuk shkel ligjin ose kushtetutën, gjykata ka qenë e detyruar të dënojë personin në fjalë.
Yetkin Geçer, avokat i turkut të dënuar shprehet se këtu “kemi një pabarazi të padurueshme në trajtimin e qyetetarëve të shteteve tjera”, gjë që, sipas tij, është në kundërshtim me të drejtën bazë mbi barazinë para ligjit.
Geçer, i cili ka bërë ankesën në instancën e radhës ka fituar ndërkohë mbështetje nga bota akademike. Kështu, profesori i të drejtës shtetërore dhe administrative në Universitetin e Freiburgut, Bernhard Waldman thotë se “e konsideroj fare të mundshme që një instancë më e lartë të marrë një vendim tjetërfare lidhur me këtë çështje”.
Profesori më tutje pohon se për t`i ndaluar qeveria të gjithë shtetasve të një shteti të huaj mbajtjen e armëve, sipas ligjit duhet të ekzistojë një “rrezik i konsiderueshëm nga keqpërdorimi” i tyre. Marrë parasysh hartën aktuale politike dhe të sigurisë, një definim i tillë nuk duhej të lidhej me Turqinë. Edhe më problematike do të ishte e gjithë kjo në qasje me Kroacinë, vend ky i cili nga mesi i këtij viti do të hyjë në BE, thotë Waldman.
Edhe në vendimin e gjykatës së Solothurnit është lënë një derë hapur për një rigjykim të çështjes. Në vendimin e saj thuhet se “kërcënimi nga ana e shtetasve të Turqisë sot është gjithsesi më i ulët se që ka qenë në vitet 1993 ose 1996”. Dhe kjo përbën një sinjal për avokatin Geçer i cili thotë se “Qeveria Federale duhet të veprojë. Nevojitet urgjentisht një revizionim i rregullores për armët”.
Rregullorja që ndalonte posedimin dhe qarkullimin e armëve nga shtetasit e një numri shtetesh e ka pikënisjen në kohën e luftërave të ish Jugosllavisë. Sipas saj, shtetasit e Serbisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Turqisë, Sri Lankës, Algjerisë dhe Shqipërisë me qëndrim në Zvicër nuk kanë të drejtë të mbajnë dhe as të blejnë armë. Kjo lidhej me dukurinë e tregtisë apo transportimit të armëve nga Zvicra ose përmes Zvicrës në vendet e përmendura.
Por me kalimin e kohës kjo rregullore po përballet me kundërshtime si diçka që i ka kaluar koha.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor










