Shkurt.ch
Qeni shkel të zotin me veturë!
Qeni i madh i familjes, i racës boksier kërcen në veturë dhe menjëherë shkel pedalin e gazit, duke shkelur për vdekje të zotin
Të gjithë e dimë atë të vjetrën: “Nuk e njeh qeni të zotin”, siç e kemi dëgjuar edhe proverbin se qeni është miku më i mirë i njeriut. E pra ndodhka që qeni ta njohë të zotin dhe pikërisht për këtë arsye ta sulmojë atë. Ta shkelë me veturë madje dhe ta mbysë, si në rastin e një amerikani 68 vjeçar.
James Campbell nga Florida ishte kthyer me të shoqen në shtëpi, dhe derisa ai del nga vetura për të hapur derën e garazhit, gruaja e tij mbetet që të parkojë makinën. Kur kjo, për të parë bashkëshortin, hap derën e veturës, ndodh e papritura: qeni i familjes, i racës boksier kërcen në veturë dhe menjëherë shkel pedalin e gazit. Kështu, makina godet të zotin e qenit, e shkel atë duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.
Ndihma mjekësore e ardhur pastaj, mundi vetëm të konstatonte vdekjen, njofton NBC. Policia është duke hetuar rastin por ende nuk ka ngritur padi ndaj bashkëshortes dhe as ndaj qenit të të ndjerit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













