Shkurt.ch
Gjykohet zvicerani për vrasjen e kosovarit
Ai, në dhjetor 2010 kishte shtënë me armë kur persona të panjohur për të kishin hyrë në oborrin e tij për të vjedhur kanabis
Në një gjykatë të Bernës ka filluar gjykimi i bujkut 50 vjeçar zviceran Alfred E. për vrasjen e një kosovari 32 vjeç, të kryer në dhjetor të vitit 2010. Zvicerani, të cilin akuza e ngarkon për vrasje me paramendim, kishte shtënë me armë kur persona të panjohur për të kishin hyrë në oborrin e tij, sipas tij, për të vjedhur kanabis, të cilin ai e kultivonte legalisht në pronën e tij.
Tre personat që kishin hyrë në pasurinë e Alfred E., ishin befasuar nga ky i fundit, i cili i kishte sulmuar me armë. Nga hetimet e bëra lidhur me rastin është konstatuar se bujku kishte shtënë nga largësia prej 25 metrash, duke qëlluar njërin nga hajnat, në përpjekjen e tij për të ikur.
Sipas arsyetimit të Alfred E., kjo ka qenë hera e 37 që i ishte sulmuar pasuria.
Në seancën e sotme, ka folur e veja e kosovarit të vrarë. Ajo ka thënë se vrasja e bashkëshortit ka qenë një tronditje e madhe për të dhe shumë e vështirë për tu pranuar. Ajo po ashtu ka thënë se ishte tronditur shumë kur kishte dëgjuar se ai ishte vrarë në pasurinë e dikujt ku kishte shkuar për të vjedhur. Sipas saj, i ndjeri kohëve të fundit ka qenë i papunë dhe ajo nuk ka ditur se ku rrinte ai jashtë shtëpisë, shkruan blick.ch.
Gjykimi vazhdon.
E veja nuk i ka njohur as shokët me të cilët bashkëshorti i saj kishte tentuar vjedhjen. Njërin prej tyre e kishte parë për herë të parë në varrimin e të shoqit, në Kosovë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse












