Shkurt.ch
Procedura e shkurtuar, jo vetëm për Ballkanin
Numri i kërkuesve të azilit nga vendet e Ballkanit, nga 760 sa kanë qenë në gusht, ka rënë në gjithsej 60 në dhjetor, ose për 90%
Zyra Federale për Migracion (BFM) po e shqyrton mundësinë që procedurën e përshpejtuar të azilit, të zbatuar për shtetet e Ballkanit, ta zgjerojë edhe me shtetet jashtë Europës.
Zyra Federale për Migracion verën e kaluar ka ashpërsuar procedurat e azilit, duke shkurtuar dukshëm procedurën për vendet ballkanike si: Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia dhe Shqipëria. Azilkërkuesve nga këto vende u janë lënë dispozicion vetëm 48 orë për të pritur përgjigjen nga Berna.
Dhe ky shkurtim ka treguar efekt të madh. Kështu, numri i kërkuesve të azilit nga vendet e përmendura nga 760 sa kanë qenë në gusht, ka rënë në gjithsej 60 në dhjetor. E shprehur në përqindje kjo është për 90 për qind më pak.
Prejse është bërë ky ndryshim, azilkërkuesit nga këto vende (kryesisht nga Serbia e Maqedonia, të shumtën nga komuniteti rom) e anashkalojnë Zvicrën dhe janë orientuar nga Gjermania.
“Aktualisht po e shqyrtojmë mundësinë që procedurat e shkurtuara të zgjerohen edhe në vende tjera”, ka thënë drejtori i BFM, Mario Gattiker në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag.
Sipas gazetës, këto vende, për fillim do të ishin Nigeria, Gana dhe Senegali.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













